Marrëveshja për vaksinat Pfizer, Kuvendi miraton tre aktet normative

Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin e vaksinave anti-covid nga Pfizer, Kuvendi miraton tre aktet normative. Miratohen me 94 vota pro 5 kundër 3 abstenim.

Akt Normativ nr.38, datë 31.12.2020 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Antcovid-19 të cilët janë të çertifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë.

Akt normativ nr.1, datë 10.01.2021 “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin , nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administritmit të vaksinave anti-covid-19 në republikë ne Shqipërisë si dhe në përdorimin e tyre në popullatë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akt Normativ nr.3, datë 18.01.2021 “Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për :Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?