Marrëveshje me SHBA për narkotikët, Tahiri: Hap kundër krimit
Komisioni i Ligjeve ka miratuar marrëveshjen për narkotikët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshja është miratua me votat e të gjitha palëve, ndërsa në këtë mbledhje të Komisionit të Ligjeve ka qenë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në fjalën e tij, ministri Tahiri tha se arritja e kësaj marrëveshje është një hap themelor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ndërsa deputeti demokrat Eduard Halimi tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme, dhe për këtë është intensifikuar bashkëpunimi me partnerët. Për këtë marrëveshje, Halimi tha se vetëm për asistencë teknike janë investuar 7 mln dollarë.
KOHA JONË SONDAZH

