Marrëveshje mes Inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit Francez

Me ftesën e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari, zhvilloi në Tiranë një vizitë dy ditore,  Michel Rouzeau, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA në Francë.

Inspektorati Qendror, gjatë dy viteve të fundit, ka punuar për ndërtimin e një bashkëpunimi të hapur me të gjitha Inspektoratet e Vendeve të Rajonit si dhe me Inspektoratin e Përgjithshëm të Administratës të Francës dhe atë të Britanisë së Madhe.

Vizita e Michel Rouzeau vjen si arritje me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, midis Inspektoratit Qendror dhe atij Frances-IGA, për Administratën. Pjesa më e rëndësishme e aktiviteteve të vizitës së homologut Francez, u zhvilluan me datë 1 Shkurt 2018, në ambjentet e Hotel Plazza, në Tiranë, nën drejtimin e Zv. Kryeministres Znj. Senida Mesi, të të gjithë drejtuesve të Dhomave të biznesit vendase dhe të huaja, të Shoqatave të Prodhuesve vendase e të huaja, të Kryeinspektorëve dhe drejtuesve rajonalë të Inspektorateve Shtetërore, si dhe të Ambasadorëve dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e saj përshendetëse Znj. Mesi përmendi angazhimin e Qeverisë për përmirësimet e shërbimeve ndaj sipërmarrjes dhe qytetarit. Znj. Mesi, po ashtu solli në vëmëndje punën e grupeve te ngritura (ndërqeveritare dhe teknike), për reforminin e Inspektorateve Shtetërore dhe Agjensive me funksione inspektuese, si në nivel qendror dhe vendor duke theksuar nevojën për ndryshime ligjore, për fuqizim kapacitetesh dhe vecanërisht për trajnime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e tij, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA në Francë, Z. Michel Rouzeau, pasi shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet dhe arrtijet e Inspektoratit Qendror, theksoi se nëpërmjet këtij Memorandumi Mirëkuptimi, qeveria Franzeze do të mbështesë në të gjitha etapat procesin e reformimit të sistemit të inspektimeve në Shqipëri, me ekspertët dhe përvojën më të mirë Franceze.

Në fjalën e tij, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Z. Shkëlqim Hajdari, pasi falenderoi Z. Rouzeau, theksoi se puna dhe përpjekjet për reformimin e Inspektorateve Shtetërore, do të rrisi efektivitetin dhe transparencën në fushën e inspektimeve, me dokumenta e listë verifikimi, me procese të rregullta administrative dhe kryerjen e inspektimve online, pranë dhe në prani të biznesit, duke ulur barrën administrative ndaj këtij të fundit.  Inspektimet online, bazuar në metodologjine e vlerësimit të rriskut, do të jenë mënyra e vetme për kryerjen e inspektimeve të ligjshme, të cilat do të shmangin korrupsionin, klientelizmin dhe ulin barrën ndaj biznesit.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Francës, Znj. Isabelle LeGuellec, shprehu vlerësimin dhe mbështjen e Ambasadës Franceze, për implementimin e plotë të Memorandumit të Nënshkruar.

Përpara nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, morën fjalën disa nga drejtuesit dhe përfaqësuesit  e dhomave shqiptare të biznesit (Z. Luan Bregasi, President i Biznes Albania, Znj. Ines Muçostepa, Presidente e Dhomave të Tregtise dhe Industrisë, si dhe Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë). Në fjalën e tyre, këta përfaqësues dhe drejtues të sipërmarrjes private në Shqipëri, shprehën mbështejtjen e tyre të plote dhe vlerësimin për punën e bërë nga Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror dhe stafi i tij.

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, u nënshkrua në prani të mediave dhe gjeti pasqyrim të plotë në median e shkruar dhe atë vizive.

Po në datën 1 Shkurt 2018, Inspektori i Përgjithshëm i Administratës së Francës, Z. Michel Rouzeau, pasi ndoqi nga afër një inspektim të kryer online, në ambjentet e gjimnazit Qemal Stafa, nga inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, zhvilloi takime edhe me zv. Ministren e Drejtësisë Znj. Teuta Vodo si dhe Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike – DAP, si dhe me Z. Fatmir Demneri, Drejtor i Shkollës së Administratës Publike. Në takimin me Znj. Vodo, Zv Ministre e Drejtësisë, si dhe Koordinatore e Grupit ndërministror të hartimit të politikave anti – korrupsion, u theksua nevoja e ngritjes së një Administrate për Inspektime, sa më profesionale, me shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme, larg ndikimeve klienteliste dhe nepotike, për minimizimin e fenomeve të korrupsionit. Qeveria Shqipatare është e vendosur ta pastrojë administratën nga elementët korruptivë, duke synuar procese rekrutimi bazuar në merita e vlera, një trajtim më të denjë për inspektorët me paga dhe logjistikë, si dhe në sistem karriere bazuar në performancën e punës së kryer- theksoi Znj. Vodo.

Znj. Abana Kociu, Drejtore e Departamentit të Admisnitratës Publike,  pasi shprehu vlerësimin e saj për kontributin e Republikës së Francës ndaj Administratës Publike Shqiptare, vlerësoi nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit midis Inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA, Franceze, si një garanci për rritjen e shkëmbimeve dhe përfitimin e përvojës më të mirë Franceze për procesin e rekrutimit dhe rritjes së përformancës së punës së Inspektorateve Shtetërore.

Në datën 02 shkurt 2018, u zhvilluan takime, fillimisht me Z. Bledi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm Z. Plarent Ndreca, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Ministri Klosi, pasi prezantoi nismën ambicioze për pastrimin dhe gjelbërimin e Shqipërise( Clean and green 2020), shprehu vendosmërinë e tij për mbështetjen e punës së Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave – ISHMPU, si dhe nevojën për forcimin e rolit të Inspektoratit Qendor, si organ drejtues e rregullator për të gjitha Inspektoratet Shtetërore.

Më pas, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA në Francë, Z. Michel Rouzeau, zhvilloi një orë leksioni të hapur me stundentët dhe pedagogët e Universitetit “New York”.

Në takimin vijues, me Z. Shkëlqim Ganaj, Inspektor i Përgjithshëm i ILDPKI, u theksua nevoja për rritjen e bashkëpunimeve dhe shkëmbimeve midis Institucioneve ligjzbatuese, me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe pavarësisë së inspektorëve në punën e tyre, larg ndikimeve politike.

Një takim i frytshëm u zhvillua dhe në ambjentet e AKEP-it, me  Ilir Zela, Ish-Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, aktualisht Kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i AKEP-it.

Gjatë drekës, u zhvillua një vizitë, në një nga sipërmarrjet private të rëndësishme në fushën e përpunimit të peshkut dhe produkteve të tij, në Elbasan. Gjatë kësaj vizite nga Z. Roland Kristo, Zv. Ministër i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, u shpalos platforma e qeverisë për mbështetjen e sektorit të peshkimit dhe nxitjen e sipërrmarrjes.

Takimi përmbledhës i vizitës së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Përgjithshëm të Administratës-IGA në Francë, Z. Michel Rouzeau, u zhvillua me Znj. Romina KUKO, zv. Ministër i Punëve të Brëndshme. Në këtë takim u shreh nevoja për reformimin e Inspektorateve vendore dhe agjencive që krejnë funksione inspektuese, me qëllim përmirësimin dhe sigurinë e jetës së qytetarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?