Marrëveshje për të dhënat e pasagjerëve/Shqipëri-SHBA: Objektiv bllokimi i terroristëve
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka firmosur një memorandum bashkëpunimi me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim mbi përdorimin e të dhënave të udhëtarëve që hyjnë dhe dalin për të identifikuar dhe parandaluar terroristët.
Postimi i plotë
Më 8 maj 2020, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nënshkruan një memorandum bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili synon zbatimin e ligjit të Regjistrimit të Emrave të Pasagjerëve në Shqipëri dhe si dhe thellimin e bashkëpunimit amerikano-shqiptar për ligjzbatimin dhe kundër terrorizmit.
Duke përdorur të dhënat mbi udhëtarin është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të Shqipërisë për të kontrolluar ata që kërkojnë të hyjnë ose të dalin nga Shqipëria, përfshirë terroristë, kriminelë kalibri dhe aktorë të tjerë keqdashës, për t’i penguar ata që të udhëtojnë, në harmoni me detyrimet e saj ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Shqipërinë për angazhimin e saj të vazhdueshëm në përmirësimin e sigurisë kufitare për të ndalur lëvizjet e terroristëve në kuadër të luftës botërore kundër terrorizmit dhe e mirëpresim këtë bashkëpunim të ri.