Marrëveshjet e nënshkruara nga Rama, Vuçiç e Zaev

Liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sot u bënë bashkë në Shkup për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal. Vuçiç, Rama dhe Zaev, nënshkruan disa marrëveshje.

Marrëveshja e parë e nënshkruar ka të bëjë me rastet e katastrofave natyrore për gatishmëri për të mbështetur shtetet, për ndihmë të ndërsjellët.

Memorandum mirëkuptimi për lehtësimin e importit dhe të eksportit, të eliminohen barrierat në kufij, për bashkëpunim të përmirësuar ekonomik.

Memorandumi për tregun e fuqisë së punës, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, të lehtësohet procesi i dhënies së lejeve të punës për qëndrim të përkohshëm.

SHKARKO APP