Marrëvjeshja me Rumaninë, përfitojnë 1500 shqiptarë

Në komisionin e Politikës së Jashtme në rend të ditës së sotme ishte kalimi i projektligjit të ratifikimit të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Rumanisë për “Mbrojtjen Shoqërore”. Për këtë prezantuar projektligjin në komision ishin të pranishëm, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z.Astrit Hado, si dhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme.

Kryetarja e këtij Komisioni Arta Dade ka përsëritur se të tilla marrëveshje, rrisin barazinë midis qytetarëve. Për të shpjeguar më mirë këtë projektligj, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, z.Hado  si pjesë e programit që kërkohet të miratohet nga kuvendi, ka shpjeguar me detaje me detaje për deputetët e maxhorancës, të cilët e kaluan projektligjin. Opozita siç është e ditur nuk ka qenë pjesë e komisionit. Sipas Hado janë tre parime të rëndësishme pse ky projektligj duhet të kalojë dhe të miratohet.

Tre parimet kryesore janë:

Parimi kryesor i kësaj marrëveshje është trajtimi i barabartë i shtetasve të dy vendeve, në funksion dhe të lëvizjes së lirë të krahut të punës.

Parimi i dytë është për kontributet e punës, bashkimi i kontributeve të punës për të përfituar pension sipas legjislacionit të zbatueshëm midis dy vendeve.

Parimi i tretë ka të bëjë me eksportimin për të gjithë ata qytetarëve të dy vendeve që banojnë në vendet respektove, të kenë të drejtë të pagimit të përfitimeve në vendin ku ata banojnë.

E ndërsa përfaqësuesi nga Ministria e Jashtme ka shtuar dhe kjo marrëveshje është në  vazhdën e marrëveshjeve me vende ku ka shqiptarë dhe rezultatet janë pozitive. Për marrëveshjen me Rumaninë, MJP prezanton se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë 1500 Shqiptarë që jetojnë në Rumani.

“Kjo marrëveshje përveç fushës së pensioneve mbulon dhe aspektin shëndetësor, për të gjithë qytetarët e dy vendeve që banojnë në vendet respektove dhe kanë të drejtë për të përfituar sigurimet shëndetësore dhe normalisht kanë të drejtën e këtij përfitimi nga ky shërbim. Numri i Shqiptarëve që jetojnë në Rumani është 1500 dhe këto janë të dhëna zyrtare por ky numër mund të jetë dhe më i lartë duke pasur dhe parasysh dhe fluksin në rritje të të rinjve shqiptarë që studiojnë në Rumani”, ka theksuar MJP.

Përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Jashtme ka nënvizuar se rëndësia e kësaj marrëveshje është në vazhdën e marrëveshjeve me vende të tjera Europiane, ku ka Shqiptarë që jetojnë. Marrëveshja paraqitet për ratifikim për zbatim të nenit 121 të kushtetutës duke qenë se sjell disa detyrime financiare për shtetin Shqiptar, që nuk janë të menjëhershme por të mëvonshme. MJP ka kryer të gjitha procedurat në zbatim të ligjit dhe traktatit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Gjithashtu është bërë e ditur se po përgatitet edhe një projektligj për shqiptarët në Amerikë ku numri i tyre është i lartë ka theksuar përfaqësuesi nga MPJ.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP