FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anëtarësimi në BE/ Berisha: Shqipëria plotëson vetëm një kriter, Rama është autokrat elektoral

Sali Berisha nga banesa në një komunikim me qytetarët, komentoi ndër të tjera edhe hapjen e grupkapitullit të negociatave me BE. Për të Shqipëria nuk plotëson veçse gjeostrategjik asnjë kriter për t’u ulur në tavolinën e negaciatave, pasi nuk plotëson kriterin e zgjedhjeve të ndershme. Ramën e ka cilësuar si një autokrat elektoral.

”Ekziston sot një debat në Bashkimin Evropian. Debat që lidhet me dy autokratët kryesorë të rajonit, Vuçiç dhe Rama, që ky rajon nuk duhet të jetë fare pjesë në rrugën e anëtarësimit, por partner.

Ky është një ndëshkim i madh për të cilin nuk jam kurrë dakord, vazhdimi i procesit është për t’u përshëndetur se ngushton hapësirën e kësaj rryme që beson se këto vende nuk e meritojnë të bëhen pjesë e BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë i vërtetë, deklaroj se Shqipëria nuk plotëson veçse gjeostrategjik asnjë kriter për t’u ulur në tavolinën e negaciatave, nuk plotëson kriterin e zgjedhjeve të ndershme. Rama është autokrat elektoral”,-tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?