“Marrin 15-20 mijë euro në javë”, Berisha nxjerr letrën denoncuese: Ja faktet e veprimtarisë gjigande kriminale të Anti-kontrabandës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një letër denoncuese nga ana e ish-kreut të Anti-kontrabandës, Marian Laca, drejtuar ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe Drejtorisë së Doganave.

Berisha thekson se bëhet fjalë për një veprimtari gjigande kriminale të antikontrabandës në vendin tonë, që sipas tij bëhen në emër të partisë.

Ndërkohë, në letrën e Lacës flitet për abuzime, ndërsa shkruan se; “grupet e Antikontrabandës Tokësore sidomos ato të Kakavijës, Kapshticës, Tiranës dhe të Durrësit dy javët e fundit të muajit dhjetor 2020, kanë përfituar nga aktiviteti kriminal kontrabandist shuma që variojnë nga 15-20 mijë euro në javë”.

DENONCIMI TEK BERISHA
Breaking News!
Antikontrabanda instrument kryesor vjedhje, ryshfeti dhe kontrabande dhe ne emer te partise!
Lexoni letren denoncuese te ish shefit te antkontrabandes drejtuar kontrabandisteve qeveritar, ne te cilen ai denoncon veprimtarine gjigande kriminale te antikontrabandes ne Shqiperi. Sb

Leter e ish drejtorit te anti kontrabandes Marjan BBC Laca
MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE
DEPARTAMENTI OPERATIV HETIMOR
Drejtoria e Antikontrabandës
Nr.______prot. Tiranë, më___.___.2021
Lënda: Për Informim
Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave
Z. Genti Gazheli
Për dijeni: Zv. Drejtorit të Përgjithshëm
Z. Eldi Hoxha
Drejtorit të Drejtorisë së Antikontrabandës
Z. Ilia Bili
Përshëndetje z.Drejtor!
Ju drejtohem si ish drejtor i Drejtorisë së Antikontrabandës që e njeh shumë mirë punën dhe terrenin gjithashtu , si qytetar i këtij vendi që shikon që gjërat nuk funksionojnë siç duhet, si një person që është në kontakt çdo ditë me grupet e AK Tokësore dhe Detare.
Ju drejtohem duke parë situatën në të cilën është katandisur kjo drejtori, duke qenë koshient për shkatërrimin e një pune afro 2 vjeçare.

Në qoftë se nuk e dini po Ju informoj mbi mënyrën se si sot po bëhet kontrabandë duke filluar që nga grupet e AK Tokësore deri tek doganat të cilave trau ju është shqyer e deri tek mënyra se si mund ti verifikoni thëniet e mia.
Pikë së pari Ju informoj dhe Ju bëj me dije se grupet e Antikontrabandes Tokësore sidomos ato të Kakavijës, Kapshticës, Tiranës dhe të Durrësit dy javët e fundit të muajit dhjetor 2020, kanë përfituar nga aktiviteti kriminal kontrabandist shuma që variojnë nga 15-20 mijë euro në javë, (grupet që Ju keni planifikuar në pikat kyçe), për tu ndarë më pas kjo shumë sipas piramidës. Imagjinoni pak se sa kanë përfituar përgjegjesat e turneve dhe kryetarët e doganave ??!!
Doganat tona nuk regjistrojnë asnjë nga këto raste, por kolegët e fqinjëve tanë i kanë të regjistruara pikë për pikë. Ndodh nganjëherë që edhe doganat greke sidomos ajo e Kapshticës dhe Kakavisë të mos i shënojnë as ata, kjo pasi mjeshtrat e sistemit kanë shtrirë tentakulat përtej 28.000 km2. Një hetim i pa varur do vërtetonte thëniet e mia.
Furgonat e anglezëve të cilët tashmë janë vënë nën shërbimin total të kontrabandës ju kapen përditë me qindra mijëra paund Cash në portet e fqinjëve tanë. Dy janë doganat të cilat keta individë janë instruktuar të kalojnë, vetëm nga Vlora dhe Durrësi, arsyet dihen.
Ju informoj se kur mbaja postin e Drejtorit të Antikontrabandës, këta individë paguanin doganë dhe kontrolloheshin rreptësishtë nga grupet e AK, gjë që sot nuk ekziston, përkundrazi ju është dhënë OK të bëjnë c’të duan me kusht të sjellin paundet e ryshfetit.
Bashkëngjitur linkun e kapjeve : Ishte nisur nga Anglia për në Shqipëri, si u zbulua në Itali furgoni që ishte mbushur me…(VIDEO) | Panorama ONLINE | lajm i fundit, lajmet e fundit, lajme http://ëëë.panorama.com.al/ishte-nisur-nga-anglia-për-në-shqipëri-si-u-zbulua-në-itali-furgoni-që-ishte-mbushur-me/
Autobuzët: sidomos ato të Durrësit që vijnë dhe ikin bosh por që kur u bëhet skaner dhe kontroll nga policia italiane kapen me mijëra telefona nëpër gomat rezervë.
Në pikën doganore Kakavijë: kontrabanda më së shumti në zonën e jugut po lulëzon në këtë pikë dhe e dini se përse? Sepse grupet e antikontrabandes aty shkojnë pikërisht për të mos bërë asgjë ndryshe ska si shpjegohet se kontenieret me mallra kinez, furgonat , gjëja e gjallë, telefonat celulare, gomat e përdorura të Shuaipit, etj kalojnë ditën për diell e natën për hënë pa asnjë problem.
Pika doganore Kapshticë e njohur më së shumti për “golat” gjatë dites dhe “gomat e përdorura “gjatë natës, (gjatë kohës kur drejtoja AK nuk kam lejuar kurrë të futen goma kontrabandë, duke qenë se janë të patretshme për 100 vjet janë një mall tejet i rrezikshëme) mallrat me origjinë kineze, atletet, veshmathjet etj janë bërë tashmë të rëndomta. Shprehja “I paguhen prurësit me të parë “ duket se është bërë ekskluzivisht për këtë pikë doganore.
Durrësi me portin e tij është kthyer han me porta të shqyera pasi Monitorimi, Informacioni, Antikontrabanda, Hetimi Doganor duket se janë kokë e këmbë të dashuruar me doganierët lakmitare e të dashuruar pas eurove, ndryshe ska si shpjegohet që askush nuk kthen për kontroll qoftë edhe mjet sado i parëndësishem qoftë. Furgonat anglez dalin plumb dhe autobuzat e linjave nuk kontrollohen fare pasi përndryshe të pakten një gjobë do e vendosnin. Edhe ne qoftë se është bërë ndonjë kontroll sporadik është bërë me qëllimin e vetëm që të futen në linjen që “Rremat e kompani “të kontrollojnë cdo gjë.
Pika doganore Tiranë: Këtu fillon dhe ulëret Sistemi Doganor nga shartimi injorancës me korrupsionin, nga pazaret e ndyra gjoja për hir të partisë deri tek obligimet për vendet e punës. Ndryshe ska si shpjegohet që aparaturat e bitcoin të dalin si servera te thjeshtë, apo kontenierët me corape dhe mallra kinez të ikin ditën për diell dhe nganjerehë edhe natën per pak hënë ( këto të fundit të interceptuara nga strukturat ligjzbatuese). Jo me kot ju z. Drejtor dërguat në pikat kyçe persona me njohuri dhe vjetërsi zero në sistemin doganor në pozicionet ku duhet te ishin specialistët e vërtetë ku për hir të së vërtetës ata nuk mungojnë në Sistemin Doganor.
Tani vjen edhe pjesa më e bukur ajo e modus operandit ose mënyra se si merren lekët: nga zarfet e grupeve te antikontrabandes deri tek pazaret e konteniereve të cilat mbyllen nëpër tavolinat e bllokut. Nga macetat e kryetareve të doganave deri tek përgjegjësit e turneve të proceduar penalisht për favorizim kontrabande në më shumë se një rast.
Këtu nuk po permend pikën doganore Kukës ku mallrat kinez po kalojnë pa pengesa, as pikën doganore të Hanit – Hotit, po thuaj “shyqyr” që ra kjo pandemi dhe u mbyllen Tre Urat dhe Qafë Bota se keq do ishin punët. Dogana e Vlorës totalisht nën pushtetin e ndonjë doganieri që lekët i merr me emër të fushatës.
Kam disa pyetje për Ju z.Drejtor:
A i keni këto informacione nga strukturat përkatëse të cilët paguhen dhe marrin dietat e shtetit për këtë punë?
A jeni në dijeni të faktit se po thirren me sms subjektet nga persona të caktuar të Hetimit Doganor për të dhënë llogari sipas tyre, por që ligji njeh vetëm shkresat zyrtare ?
A jeni Ju në dijeni të të gjitha këtyre thenieve sa më lart ?
Ju drejtohem si një drejtues strukture që ka goditur VIP-at e kontrabandës duke u përballur vetë personalisht, (pyet se të tregojnë, se cfarë ju kam bërë personave që kanë tentuar të fusin kontrabandë në Shqipëri)
Ju siguroj që asnjëherë, po asnjëherë Drejtoria e Antikontrabandës nuk është katandisur në këtë situatë, si ç’është në këtë periudhë.
Ju garantoj se jam i gatshëm të ballafaqohem në gjykatë apo prokurori me këdo dhe kurdo për vërtetesinë e sa shpreh më lart.
E fundit që do jua parashtroj është që për sa më siper t’ju garantoj se janë lehtësisht të verifikueshme të gjitha në qoftë se ekziston vullneti i mirë
Personalisht vihem në dispozicion të plotë të cdo organi ligj zbatues.
Përgjegjës Sektori i Antikontrabandës Detare
Marian Laca
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Adresa: Autostrada Tiranë-Durres, Km 1, Rr.Industriale,Pajtoni Center,kati 5 www.dogana.gov.al Page 3

SHKARKO APP