Marrja e patentës, rregulla të reja për kursantët dhe autoshkollat

Aksidentet rrugore janë kthyer në problem shqetësues në vend, duke u kthyer në shkakun e tretë për numrin më të lartë të fataliteteve.

Ndaj dhe kursantët, drejtuesit e automjeteve dhe autoshkollat tashmë do të përballen me disa ndryshime në rregulloren për patentat. Amendimet, tashmë të publikuara në Fletoren Zyrtare vijnë në kuadër të “sigurisë rrugore”.

Rregullorja e re përfshin zgjatjen e vlefshmërisë së testit të teorisë deri në 1 vit, forcimin e masave shtrënguese për drejtuesit e mjeteve në bazë të pikëve, dhënien e mundësisë për kalimin nga leje drejtimi e kategorisë B në leje drejtimi të kategorisë D pas përmbushjes së kritereve të vjetërsisë prej 3 vite si dhe regjistrimin për marrjen e kategorisë A pasi ke moshës 24 vjeç.

Ekspertët e sigurisë rrugore kërkojnë ngritjen e strukturave për të garantuar zbatimin e tyre. Vendosja e një tjetër rregulli vlerësohet si i nevojshëm.

SHKARKO APP