Marrja e shtetësisë në vendet e BE, shqiptarët renditen të tretët

Përveç kryesimit të listës si refugjatë, shqiptarët renditen të tretët në një raport për marrjen e shtetësisë në vendet e BE-së.

Sipas Eurostat, gjatë vitit 2020 janë 729 mijë persona që morën shtetësinë e një vendi anëtar të Bashkimit Europian ku ata jetojnë, duke shënuar një rritje me 3% krahasuar me një vit më parë.

Të parët në numër janë marokenët, ndjekur nga sirianët dhe shqiptarët. Në 2020, janë 68 900 marokenë kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së, ku shumica janë në Spanjë, Itali dhe Francë. Kurse shqiptarët janë të tretët pasi 40,500 kanë marrë shtetësi në vendet e BE gjatë 2020.

SHKARKO APP