Marshim në Shkodër kundër krimit
Të mbledhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, qytetarë dhe deputetët e Partisë Demokratike po protestojnë lidhur me ngjarjen makabër të ndodhur 2 ditë më pare, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një grua kalimtare e rastit, duke lënë pas 3 fëmijë.
Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u shpreh se Shkodra duhet të shprehë revoltën, zemërimin, nuk ka kohë për të heshtur. Duhet një mosbindje civile dhe politike.
“Pa u larguar Edi Rama sigurisht nuk mund të ketë paqe dhe ne jemi të bindur që Partia Demokratike do vazhdojë bashkëpunimin me qytetarët dhe kjo betejë arrihet vetëm përmes këtij bashkëpunimi”.
Ja se çfarë tha Luçiano Boçi:
“Pa u larguar Edi Rama sigurisht nuk mund të ketë paqe dhe ne jemi të bindur që do vazhdojmë bashkëpunimin me qytetarët dhe kjo betejë arrihet vetëm përmes këtij bashkëpunimi.
Duke ju kthyer besimin dhe shpresën ne do ju tregojmë se Partia Demokratike është këtu, është me njerëzit dhe do të punojmë për ta dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Denoncimet për Benet Becin i gjeni lum në të gjitha mediat, janë të denoncueshme, janë afera korruptive që kanë nisur qëkur ka pasur pozicione të tjera përtej kryetarit të bashkisë dhe kanë vazhduar dhe kur mori këtë post.
Fitoja e tij nuk ishte e merituar, ishte një fitore e dhënë nga të tjerët, ja dha krimi e politika duke bashkëpunuar së bashku e në këtë situatë sigurisht ai do eci sipas oreksit të tyre.
Nuk është befasi që ai është në SPAK, shpresoj shumë që kjo dalje e tij të mos jetë një paradë por të jetë një hetim nga ana e SPAK e ai të japë përgjigje për afera që dhe unë i kam lexuar dhe publikuar”.