Marshim për zbardhjen e ekzekutimit mafioz të 23-vjeçarit, Kristian Marku

 

Lezhjanët kërkojnë zbardhjen e vrasjes misterioze të 23-vjeçarit Kristian Marku. Të afërm e miq të të riut, por edhe qytetarë të shumtë kanë marshur në rruget e qytetit duke kërkuar që autoret e ngjarjes të vihen para drejtësisë.

Të shokuar nga ngjarja të afërm e miq të Kristian Markut shprehen se 23-vjeçari nuk ka patur asnjë konflikt.

Daja i viktimës, Mark Pjetri: “Nuk ka pasur as konflikte, asgjë tjetër nuk ka pasur. Nuk mund të shprehim dyshime, por kërkojmë vetëm drejtësi, të vendoset sa më parë”.

Shoku i viktimës, Bledar Murrani: “Na kanë marrë shokun tonë, është një padrejtësi që ëhstë bërë. Ne kërkojmë drejtësi nga shteti sepse ai nuk ka pasur asnjë faj”.

E afërme e viktimës, Bora Suli: “I kërkojmë drejtësisë të zbardhë të vërtetën, të kapë kriminelët. Ai ka qenë një djalë shumë i urtë.Nuk ka pasur konflikte asnjëherë”.

Kristian Marku u ekzekutua pasditen e së dielës në mënyre misterioze në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës nga përsona ende të paidentifikuar.

Të paqarta mbeten edhe motivet e krimit pasi 23-vjeçari nuk njihej si person problematik.

SHKARKO APP