Marshimi këtë pasdite për vr@sjen e Eglit, bllokohen disa segmente rrugore në Tiranë
Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e marshimit të thirrur sot pasdite për vrasjen e Egli Progës. 42 vjeçari humbi jetën në Pogradec një javë më parë nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe. Tubimi është parashikuar të nisë në orën 19:30 nga sheshi “Skënderbej’ tek Kryeministria.
Policia bën me dije se nga sheshi “Skënderbej” deri te Kryeministria do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Autori Denis Meçe ndodhet në burg, ndërsa vrasja e 42 vjeçarit shkaktoi përplasje institucionale mes policisë dhe prokurorisë. Ndërsa policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje, prokurorja e Korçës e zbuti akuzën në ”vrasje nga pakujdesia”.