Marshimi më 28 nëntor, Kurti-Ramës: Ne e duam bashkimin kombëtar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, i ftuar në ”Open”, ndër të tjera u pyet se pse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë një marshim më 28 nëntor në Tiranë.

”Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”.

Cili është reagimi për kryeministrin Rama, pasi e quajti lajthitje marshimin?- e pyeti Eni Vasili. ”Nuk është lajthitje. Ajo është gati detyrë, të bësh aktivitet për bashkim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?