Marshimi për Eglin, familjarët ndezin qirinj te shkallët e Kryeministrisë

Pas fjalimeve që u mbajtën, tek shkallët e Kryeministrisë familjarët kanë ndezur qirinj, pas marshimit në Bulevard për vrasjen Egli Progën, 42-vjeçarin që humbi jetën në Pogradec nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe. Babai, motra e të ndjerit, bashkëshortja, si dhe familjarë të tjerë teksa ndezin secili nga një qiri. Protestuesit kërkojnë drejtësi për Egli Progën, pasi dhunuesi i tij është i lirë dhe Prokuroria i ndërroi akuzën në vrasje nga pakujdesia.

SHKARKO APP