Marsida Qatja reagon ndaj fjalëve për të: Duhet të vrasësh 99 shqiptarë

Marsida Qatja, është 30-vjeçarja e cila u cilësua si ‘mollë e sherrit’ në vrasjen e ndodhur pak javë më parë në qytetin e Kavajës. Edhe pse ka kaluar pak kohë Marsida nuk ndalet me postimet në rrjetet sociale. Këtë herë 30-vjeçarja duket se ka një mesazh për të gjithë ata që flasin për të.

Së fundi ajo ka publikuar një status në Facebook ku shkruan:

Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit 1. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99. (George Gordon Byron)”.

Në në intervistë të fundit Marsida Qatja rrëfeu se ka krijuar konfuzion mbi ngjarjen, duke hedhur dyshime edhe mbi krimin e rëndë i cili dyshohet se është për arsye dashurie.

Kujtojmë se ngjarja me një viktimë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me vdekjen e Dritan Haxhollit dhe plagosjen e efektivit të policisë Bledar Toçit.

U mësua se viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja, dhe për këtë, kjo e fundit thirri për efektivin e policisë Bledar Toçin. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr me kallashnikov duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit.

Pistat ku policia po heton janë dy, e para, ajo e xhelozisë dhe e trafikut të drogës. Pak ditë më parë Policia i sekuestroi pasaportën dhe ndërkohë për të është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

SHKARKO APP