Martesa 26 vjeçare e çiftit në Elbasan që përfundoi në tragjedi, prindër të tre fëmijëve. Detaje nga vrasja

Ishin të martuar për mbi 26 vite, por lidhja e Liljana Buzos dhe Koço Buzos, sot përfundoi në një tragjedi që i mori jetën Liljanës. Martesa e tyre ishte kurorëzuar me lindjen dhe rritjen e një vajze 26-vjeçare dhe dy djemve, përkatësisht 20 dhe 18-vjeç.

Raporti mes tyre ishte krisur disa vite më parë, kur të dy kishin përfunduar në gjykatë dhe Liljana, 54-vjeçe kishte kërkuar të ndahej nga ish-polici 58-vjeçar, kjo për shkak të dhunës.

Ata zhvilluan sot seancën e radhës gjyqësore që i afronte drejt divorcit, por përveç ofendimeve, Koço Buzo e kërcënoi të shoqen me një thikë. Ai i vuri thikën në fyt, duke e kërcënuar se do ta vriste. Disa minuta më pas, 58-vjeçari e qëlloi me armë zjarri tip kallashnikov dhe e la të vdekur. Mësohet se në trupin e Liljana Buzos kishte më shumë se 7 plumba.

SHKARKO APP