Martin Leka: Kjo është adresa ime e re…
Nga Martin Leka
ADRESA IME E RE
Të dashur miq, të njohur e të panjohur!
Dje, dikush më kërkoi një takim. Filloi të më njihte me “hallin” e tij. Kërkonte ti “gjeja” të atin që nuk jetonte…
Kishte punuar në një nga rrugët interurbane në vitet ’60-70 dhe sipas tij, atë kohë ishte bërë një kronikë televizive…
Pasi e dëgjova, i tregova për mundësitë e shterura për gjetjen e një kronike të tillë të atyre viteve pa asnjë referencë e informacion tjetër dhe në fund i thashë edhe që unë për pak ditë bëj fiks një vit që nuk punoj më në RTSH (radiotelevizionin shqiptar).
Këtë doja t’iu thoja tani edhe të gjithë miqve të mi, shumë prej të cilëve edhe sot dinë adresën time të punës së vjetër!
Për mua, radiotelevizioni shqiptar ka qenë një tjetër “shkollë”, jo aq shumë mediatike se sa menaxheriale. Ky institucion është si një “big brother” gjigand, por elitar ama…!
Unë tani kam një adresë të re dhe punë të re!
Pena.al quhet. Është një gazetë online. Është e thjeshtë dhe e bukur.
Mund të shkoni (klikoni) në adresën www.pena.al, ose mund të shkoni në Facebook në adresën Pena.al, ose në Instagram në adresën gazetapena.al.
Të gjithëve që ju njoh, do ju lutesha ta shikojnë dhe të bëjnë vërejtjet e tyre (i pres me kënaqësi) dhe sugjerimet (i pres me dashuri)!
Dhe nëse e shihni të arësyeshme, këtë status mund ta shpërndani në profilet tuaja! Përveç kësaj, ju mund të shkruani vetë në www.pena.al, duke u bërë pjesë e një redaksie të madhe.
Shkrimet mund ti dërgoni në adresën info@pena.al ose në mesazhe në facebook e Instagram!