Martin Leka për Veliajn: SPAK të nxjerrë provat, jo fletushkat

Analisti Martin Leka ka folur për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. “SPAK duhet ta argumentojë me prova dhe fakte dhe ti lëmë akuzat e tjera”, tha Leka në Report TV.

Për të SPAK duhet të vërtetojë akuzat ndaj Veliajt, pasi përndryshe po vepron me dy standarde.

“Ose SPAK duhet të vërtetojë me prova, por jo me prova që i nxjerr me fletushka për publikun në mënyrë jo ligjore. Të informohet publiku për provat që ekzistojnë.

Nëse është e vërtetë, Rama të harrojë 800 mijë vota që kërkon. Nëse nuk provohet është rënia e SPAK dhe Rama do ti ketë 800 mijë vota. Prova që SPAK luan me dy standarde”, shtoi ai.

SHKARKO APP