”Martinaj”, shkarkohet shefi i Policisë së Burgjeve. Paditen mjekët

Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra pasi dështoi në tentativën e parë mbrëmjen e djeshme për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali “Amerikan 2” në Tiranë te spitali i Burgjeve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka shkarkuar nga detyra Sulejmanin, ndërsa Drejtoria e Burgjeve ka kallëzuar penalisht mjekët e “Spitalit Amerikan 2”, pasi fillimisht penguan transferimin e Ervis Martianjt.

Vetë i arrestuari Ervis Martinaj pranoi të largohet edhe pse mjekët e spitalit nuk pranuan të firmosin fletë-daljen. Gjykata ka vendosur masën 30 ditë burg për Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre Eljo Hato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kërkim për ngjarjen vijon të jetë komandoja që ka qëlluar me armë zjarri, Merviol Bilo, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës dhe Fabjol Allushi. Ndërsa në Kakavijë u arrestua dy ditë më parë Geldo Hoti i cili ka qenë në tavolinë me Matën dhe Bilon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?