MAS për 16 mësuesit e pezulluar në Lushnje: Do zëvendësohen me të rinj

Pezullimi i 16 mësuesve të shkollës 9-vjeçare të fshatit Çermë e Sipërme në Lushnje nuk do të sjellë asnjë pengesë në vijueshmërinë e procesit mësimor për nxënësit. Garancia vjen nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Në një njoftim për mediat, MAS thotë se në bashkëpunim me prokurorinë e Lushnjes ka ndjekur me seriozitet situatën deri në pezullimin e 16 mësuesve në shkollën 9-vjeçare të fshatit Çermë e Sipërme në Lushnje.

Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e  Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve” sqaron MAS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?