MAS: Shtresat në nevojë, si të përfitojnë kuotat e veçanta

Këto kandidatë janë individë që kanë statusin e të verbërit, jetimit, invalidit tetraplegjik dhe paraplegjik, romëve dhe ballkano-egjiptianë dhe duke iu referuar njoftimit  të sotëm do të paraqiten në datën 29.10.2014 ora 9:30 pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të zhvilluar intervistën me qëllim përfitimin e kuotave të veçanta.
Kjo intervistë do të zhvillohet në zbatim të udhëzimit nr.34 të miratuar në datë 30.09.2014 dhe  të ndryshuar  “Për kriteret dhe proçedurat e përzgjedhjes dhe regjistrimit për kandidatët me statusin e të verbërit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit, si edhe romët dhe ballkano-egjiptianët, në programet e ciklit të parë të studimeve me kohë të plotë, në proigramet e studimeve  jouniversitare profesionale si edhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014-2014”.
Sipas njoftimit të publikuar ditën e sotme nga Ministria e Arsimit thuhet se intervista do të zhvillohet nga komisioni i posaçëm i ngritur me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si  edhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?