Masa administrative ndaj dhjetëra taksive, kontroll edhe urbanëve

Nën ‘lupën’ e policisë rrugore krahas drejtuesve të mjeteve të vogla, janë vëzhguar edhe drejtuesit e mjeteve të transportit publik.

Sipas policisë, janë verifikuar dhe testuar 68 mjete të transportit publik qytetas dhe nuk u konstatua asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrollet e Policisë Rrugore vijuan në rrugët e brendshme të Njësisë Administrative Nr. 7 ku u evidentuan dhe u proceduan administrativisht :

Swiss Digital Desktop Reklama

• 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

• 13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara.

• 84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?