Masa drastike nga koronavirusi / Çfarë po ndodh sot në tregun e Kombinatit në Tiranë?

Sot në tregun e zonës së Kombinatit në Tiranë po blihet me radhë. Përveç masave të sigurisë për qytetarët për t’u mbrojtur nga koronavirusi, atje po asfaltohen edhe disa rrugica.

Ditën e sotme në treg hyrja bëhet përmes një postblloku: kushdo që hyn dezinfektohet, kalojnë me radhë një nga një.

Tek shenja e vendosur me ngjyrë të verdhë blerësi do të mund të komunikojë me shitësin dhe do të mund të bëjë blerjet, e liron pastaj vendin, dhe vjen dikush tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tregu është me një kalim, pra futesh nga një vend, dhe del në një vend tjetër, si një rrugë njëkalimshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?