Masa e re/ Qeveria: Gjobë 30-100 mijë lekë kush përdor qese plastike

Individët që do të përdorin qese plastike të pakontrolluara do të penalizohen me gjobë 30 deri në 100 mijë lekë. Të paktën kjo parashikohet në një projektligj që është në proces konsultimi publik. Referuar ndryshimeve ligjore të propozuara, “çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë)  lekë”

Po ashtu, projektligji parashikon se  çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 000 000 (një milion) deri në 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë)  lekë”

Projektligji përmban edhe një dispozitë tranzitore që parashikon se subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji, prodhojnë, importojnë, apo hedhin në treg, në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme duhet të ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Shkurt 2020.

Subjektet të cilat fusin apo përdorin në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 Qershor 2020” përcaktohet në projektligj.

SCAN

SHKARKO APP