Masa ekstreme për ndeshjen e futbollit për femra Shqipëri-Francë me 27 Nentor

 

 

Tensioni sa vjen e rritet në institucionet të sigurisë publike për datat 27-28 dhe 29 nentor. Me datë 27 nentor ekipi i femrave të futbollit francez vjen në Tiranë. Një element shumë i rëndësishëm në paralajmërimin e bërë nga Visho Ajazi, shefi i SHISH gjatë të cilit bëhet thirrje për rritje të masave, është edhe një aktivitet dhe një datë fikse gjatë këtij muaji. Bëhet fjalë, për ardhjen e kombëtares franceze të futbollit për femra, që pritet të vijnë në Tiranë për një ndeshje me kombëtaren shqiptare, në datën 27 të këtij muaji.

Në dukje, një aktivitet normal sportiv, madje më pak si i tillë, pasi futbolli për femra në Shqipëri, nuk është se ka shumë ndjekës. Por në situatën aktuale kjo datë dhe ky aktivitet, pikërisht pas valës së sulmeve terroriste në Francë dhe pas alarmit për sulme të tilla edhe në Shqipëri, e komplikon disi situatën, duke vënë në alarm drejtuesit e SHISH dhe policisë. Dyshimi dhe frika është se pikërisht ky aktivitet sportiv mund të jetë një objektiv sulmi, nga elementë të dyshuar si të lidhur me ISIS. Për këtë arsye, gjithmonë nëse do t’i qëndrohet axhendës sportive dhe ky aktivitet do të zhvillohet, po hartohet një plan masash për të garantuar sigurinë e sportistëve, por dhe të tifozëve që do e ndjekin atë.

Disa takime ndërkombëtare futbolli u analluan vetëm pak ditë më parë në Belgjikë dhe Gjermani, menjëherë pas valës së sulmeve terroriste në Paris që mori jetën e 129 personave.

Nuk ka një vendim të tillë edhe për takimin në fjalë mes kombëtares franceze dhe asaj shqiptare të futbollit për femra, nga Federata Franceze dhe ajo shqiptare e futbollit, por gjithsesi data 27 Nëntor për shkak të këtij aktiviteti, ashtu si dhe datat 28 dhe 29 Nëntor të Festave Kombëtare, mbeten si datat me punën më të ngarkuar për organet e rendit dhe sigurisë, për shkak të rrezikut të paralajmëruar. 

Akoma nuk është vendosur nëse do të anullohet ndeshja, por deri atë ditë Policia e Shtetit dhe SHISH po punojnë për të kontrolluar çdo mundësi  për antentate terroriste ekipit francez apo tifozëve.

SHKARKO APP