Masa të reja në Francë, nga sot në muze dhe kinema vetëm me pasaportë imuniteti

Franca hyn zyrtarisht në valën e katërt të pandemisë koronavirus. Mes shtimit të rasteve të reja, në zbatim është vendosur pasaporta shëndetësore. Që nga kjo e mërkurë, njerëzit duhet të vërtetojnë që janë vaksinuar, kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19 ose janë shëruar për të hyrë në muze dhe kinema.

Përdorimi I “pasaportës së imunitetit” mund të zgjerohet edhe për hyrje në kafene, restorante dhe qëndra tregtare. Autoritetet paralajmërojnë ditë të vështira përballë variantit indian delta.

“Përhapja e virusit është rritur me 150% vetëm në një javë. Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Jo me covidin, as me variantin britanik Alfa, as me atë afrikan Beta, apo Brazilian gama.”, tha ministri i shëndetësisë.

Shpresa për të mbajtur situatën nën kontroll dhe lehtësua rstruktura spitalore mbetet tek vaksinimi.
“Mobilizimi do të vazhdojë në mënyrë që synimi për të vaksinuar 40 milionë persona me të paktën një dozë deri në fund të gushtit, të bëhet në fund të korrikut.”, theksoi kryeministri.

Plani për aplikimin e pasaportave të imunitetit u prezantua disa ditë më parë nga presidenti, Emmanuel Macron. Gjithashtu bëri të detyrueshëm vaksinimin e personelit mjekësor dhe atë të përkujdesjes ndaj të moshuarve. Masat e reja nxitën protesta të shumta në të gjithë Francën.

SHKARKO APP