Masakër në Krujë, fqinjët vrasin babanë, djalin e nipin

 

Krujë- Zbardhen detaje të reja të masakrës së ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku mbetën të vrarë në pritë babai, djali dhe nipi i familjes Çeku.

Ndërsa policia ka identifikuar si autorë të këtij atentati tre vëllezërit dhe babanë e tyre, mësohet se dy familjet një orë para vrasjes kanë qenë bashkë në një lokal.

Masakra pak para mesnatës së të premtes 

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Thumanës në Krujë, rreth orës 23.25 minuta të së premtes 5 qershor 2015

Sipas policisë viktimat janë Fran Çeku 79 vjec, djali i tij Arben Çeku 44 vjec dhe nipi Eno Rama 20 vjeç.  Ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë Luçie Çeku 66 vjece, bashkëshortja e Franit.

Autoret 3 vëllezër dhe babai i tyre

Babai, Guri Kora dhe tre djemtë e tij janë identifikuar si autorë të masakrës. Ata janë vëllezërit Danjel, Pëllumb e Besnik Kora, si dhe i ati i tyre  Guri Kora.

Dy familjet ishin fqinjë

Sipas policisë vrasja ka ndodhur pas një konflikti.  Sipas të dhënave të siguara nga gazetari i Ora News dy familjet kishin banesat pranë njëri tjetrit dhe një orë para vrasjes ata kanë qenë bashkë në një lokal të zonës ku mendohet se ka nisur konflikt. Më pas mendohet se anëtarët e familjes Kora kanë shkuar në banesë kanë marrë armët dhe i kanë zënë pritë viktimave rreth 120 metra larg banesës së tyre, në një rrugicë të errët (shikoni fotot poshtë)

Shkaku: Pse më pe gruan

Nga hetimet rezulton se sherri ka nisur për shkak të një dyshimi që familja e autorëve Kora, kanë pasur akuzë ndaj Arben Çekut se ky i fundit kishte ngacmuar me shikime nusen e një prej këtyre vëllezërve, rreth një muaj më parë.

Ngjarja ka marrë drejtim tragjik mbrëmjen e djeshme pas takimit sqarues mes vëllezërve Kora dhe 46-vjeçarit Çeku i cili është qëlluar i pari me armë zjarri. Familjarët kanë dëgjuar krismat dhe i kanë shkuar në ndihmë por janë qëlluar edhe ata me armë zjarri duke mbetur të vrarë edhe babai dhe nipi i tij.

Sipas policisë autorë janë 3 vëllezërit Kora që janë tashmë në kërkim dhe në ndihmë të tyre ka qënë edhe babai Guri Kora gjithashtu edhe ai në arrati.

Ora 09: 46: Policia tha se ka identifikuar 4 autorët e masakrës. Sipas policisë autorët e dyshuar janë  vëllezërit Daniel, Pëllumb e Besnik Kora, si dhe i ati i tyre  Guri Kora.

Ora 08:54 Policia: Masakra pas një konflikti

Përmes një njoftimi për shtyp të policisë së Durrësit sqarohet se janë identifikuar autorët dhe po punohet për arrestimin e tyre. Policia thotë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti.

“Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë na bëhet me dije se:

Më datë 05.06.2015, ora 23.25 në Krujë ,në qëndër të Thumanës pas një konflikti, janë vrarë me armë zjarri shtetasit :

Fran Ceku,79 vjeç,banues në Thumanë,
Arben Ceku,44 vjeç, djali i Fran Cekut,banues në Thumanë dhe
Eno Rama,20 vjeç,nipi I Fran Cekut,banues në Thumanë.

Gjithashtu,është plagosur rëndë bashkëshortja e Fran Cekut,shtetësja L.C. 66 vjeçe,e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia.

Nga puna që kanë kryer Specialistët janë identifikuar autorët,të cilët janë shpallur në kërkim” thuhet në njoftimin e policisë

Jo zyrtarisht burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se autorët dyshohet se mund të kenë qenë dy ose më shumë persona.

SHKARKO APP