Masakër në Shqipëri. Ekzekutime, vrasje dhe shpërthime me tritol në pak ditë

Qytetarët shqiptarë janë zgjuar ditët e fundit nga krisma e armëve që në pak ditë i morën jetën disa shtetasëve. Kemi pasur jo vetëm shpërthime tritoli, por edhe një vrasje në pritë në Rrogozhinë, ku Klevis Kapllani u ekzekutua në një aktivitet të ngjashëm të mirëorganizuar, kemi vrasjen në Bathore të një gruaje 34-vjeçare, e cila u ekzekutua nga ish-kunati.

Ekzekutohet vëllai i të kërkuarit për grabitjen në Rinas

Bujar Çela, vëllai i një prej personave të shpallur në kërkim për grabitjen e famshme të Rinasit, Talo Çelës, është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Bradasheshit, pranë qytetit të Elbasanit. Atentati mafioz ka ndodhur rreth orës 05:40 minuta në një lokal që funksiononte 24 orë pranë rrugës nacionale Elbasan-Durrës. Nisur nga e kaluar e viktimës, i cili ka qenë një person pa probleme dhe precedentë, një njeri i përshkruar si familjar dhe i qetë, policia dyshon se atentati i mirë organizuar dhe i dyshuar me pagesë, mund të ketë ardhur për shkak të së kaluarës së vëllait, Talo Çela, që vazhdon të jetë person në kërkim. Ndërkohë, edhe pse ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi performanca e policisë në qytetin e Elbasanit është rritur ndjeshëm, vrasjet tipike mafioze nuk po ndalen që prej muajit korrik-gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atentati ndaj Preng Gjinit

Swiss Digital Mobile Reklama

Për atentatin ndaj Preng Gjinit, prokuroria ka bindjen se krimi është kryer për hakmarrje. Ai ishte kthyer në Shqipëri për të kujtuar përvjetorin e vrasjes të të vëllait, Tonin Gjini i vrarë gushtin e kaluar. Preng Gjini rezulton të jetë marrë në pyetje pas vrasjes se Kastriot Reçit, i eliminuar me snajper në Rrëshen. Ditën e shpërthimit të ndodhur në kryeqytet dhe në një zonë të populluar, Preng Gjini telefonoi kushëririn e tij në kryeqytet dhe i kërkoi makinën e tij. 51-vjeçari u afrua pranë vendngjarjes duke zbritur nga mjeti i tij ku ishte pasagjer dhe pasi piu kafe me kushëririn mori drejtimin e mjetit tjetër që shpërtheu disa metra më tej. E gjitha kjo përforcon dyshimet se shënjestra ndiqej prej javësh dhe autorët kishin informacion për përdorimin stafete të mjeteve. 6 persona janë shoqëruar për atentatin, ndërsa zbulohet se ai ka ndërruar makinën vetëm 10 minuta para shpërthimit me tritol. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Sektorit të Krimeve të Jetës në Policinë e Tiranë kanë marrë tabulatet telefonike të 4 antenave në zonën e “Vasil Shantos” për të analizuar thirrjet hyrëse dhe dalëse, nisur nga fakti që shpërthimi është bërë i telekomanduar me celular. Gjini i druhej një atentati të mundshëm për këtë arsye mësohet se ai tregohej i kujdesshëm në lëvizjet. Ai shkonte shumë rrallë në Rrëshen, ku jeton familja e tij. Familjen, gruan dhe 2 vajzat binjake i kishte dërguar që prej vitit 2019 në SHBA.

Jetmira u vra nga ish-kunati, shkoi të merrte plaçkat

Një tjetër grua mbeti viktimë e krimit në familje. Jetmira Hasani u vra nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi, mbrëmjen e së martës në Bathore. Jetmira dhe ish-kunati i saj, ishin të pajisur të dy me urdhër mbrojtje nga njëri-tjetri. Operacioni për kapjen e autorit të vrasjes që tronditi opinionin publik, zgjati 14 orë. Pas identifikimit të zonës ku po fshihej, autori u mbajt i rrethuar nga forcat policore përgjatë gjithë natës. Mësohet se Agroni ishte strehuar tek e motra në Lushnje. Viktima prej vitesh jetonte në Greqi por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi. Mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie. Jetmira ka qenë duke zbritur rrobat e saj dhe sendet personale për t’u larguar nga banesa së bashku me fëmijën e saj 8-vjeç por në ato momente ndodhi konflikti me ish-kunatin, që agravoi deri në përdorimin e armëve duke sjellë edhe një viktimë. Në këtë banesë jetën vetëm nëna e autorit dhe familjarët i druhen një hakmarrjeje të mundshme, pasi edhe dje ka pasur një përplasje mes 2 familjeve.

33-vjeçari vritet brenda në makinë

Mëngjesi i së martës nisi me një ekzekutim mafioz në Rrogozhinë. Viktima është 33-vjeçari, Klevis Kapllani i cili u vra shumë pranë shtëpisë së tij në fshatin Sinaballaj. Ka qenë një fshatar i zonës i cili grumbullonte qumështin e zonës, që ka parë makinën me viktimën brenda dhe ka njoftuar policinë. Dyshohet se autorët të cilët mendohet që të jenë dy. Banorët i kanë thënë policisë se kanë parë ditët e fundit persona të dyshimtë qëndronin në hyrje të rrugicës. Dyshohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim nga autorët prej disa ditësh. Ata fillimisht i kanë zënë pritë duke vendosur disa shkurre për të bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ekzekutuar. Nuk dihet ora e saktë e vrasjes por mendohet të jetë ora 23:00, 24:00 e së hënës kur ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Autorët kishin hedhur në rrugë disa degë ferrash, si skenar për të detyruar Kapllanin që të qëndrojë dhe në fakt ashtu ka ndodhur. Teksa Kapllani u afrua në një distancë prej gati 200 metra larg banesës së tij, në rrugë ka konstatuar disa degë ferrash që dy autorët i kanë hedhur për ta penguar. Sapo Kapllani ka qëndruar me qëllim largimin e ferrave nga rruga, dy personat janë shfaqur befasisht nga arra me misër që ndodhej buzë rrugës, duke qëlluar nga një distancë shumë të afërt me 14 plumba.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?