Masakra e djeshme në Tiranë nisi pas një vrasjeje në Hollandë

 

Policia e Tiranës deklaroi mbrëmë zyrtarisht se motivi i masakrës së djeshme në Tirane mbetet hakmarrja për konfliktet e kaluara. Konfirmohet fakti se Mentor Lufi (Doçi) është plagosur pak muaj më parë afër zonës së “Stadiumit Dinamo” në lokalin e Gerti Goxhajt.
Atentatori i vrarë Besnik Sulku dyshohet se kërkonte të hakmerrej për shkak se Lufi i kishte vrarë vëllanë e tij Durim Sulku (foto) po gjatë këtij viti në Roterdam të Holandës më 17 Prill të këtij viti.
Por këtë fakt policia ende nuk e konfirmon. Por fakti se Lufi është plagosur me armë në Tiranë menjëherë pas kësaj ngjarjeje ngre dyshime të forta. Policia beson se origjina e përplasjeve mbetet prishja e pazareve të drogës jashtë vendit dhe importimi i konflikteve në Shqipëri, për t’i zgjidhur më pas me armë.

SHKARKO APP