Masakra e Fushë-Krujës, kërkohet marrja në pyetje e Ramazan Rrajës dhe dy miqve të tij

Gjashtë persona janë në listën e emrave që prokuroria ka kërkuar të merren në pyetje në lidhje me masakrën me tre persona të vrarë në masakrën e të dielës në Fushë-Krujë.

Mes tyre janë Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Indrit Dokle, Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi.

Po ashtu në listë për t’u marrë në pyetje sipas News 24 janë edhe miqtë e Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi (Prendi).

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria ka kërkuar të nxirret të dhënat nga sistemi TIMS për këta persona. Organi i akuzës ka listuar Gentian Reçin mes emrave që janë kërkuar të merren në pyetje për shkak se është nipi i ish-policit të vrarë një vit më parë Xhelal Reçi ku mes emrave të përfolur si autor ishte një nga viktimat e masakrës së të dielës, Brilant Martinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që sipas News 24 Indrit Dole ka lidhje krushqie me familjen Reçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?