Masakra e Matit, reagon deputetja: Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka dënuar ashpër ngjarjen e sotme në Mat, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe një tjetër u plagos. Me anë të një postimi në Facebook, Çupi shkruan se qeveria e ka kthyer jetën në vend në pasiguri.

Ndërkohë Çupi u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave.

Ja postimi i Çupit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarje tejet e rëndë sot në Mat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si deputete e zonës por edhe si qytetare i këtij vendi i shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të dy punonjësve të Bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetarit Hamit Buci. Ndersa një punonjes tjeter ështe në gjendje te rënde shëndetesore.

Ngjarje e rëndë që dhemb e të lë pa fjalë.

Kjo qeveri e ka kthyer jetën në pasiguri totale në këtë vend, jeta e tre njerëzve vlen aq sa tu merret duke ngrënë. Ne e dimë që as hasmi nuk preket kur ushqehet, jo më ti merret jeta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?