Masakra e Selenicës, burg përjetë për Ritvan Zykajn
”Burg përjetë”, ka qenë kjo masa që ka kërkuar prokuroria për të riun Ritvan Zykajn. Ai akuzohet si autori masakrës së Selenicës. Më 8 gusht të 2018-ës në Selenicë të Vlorës, Zykaj ekzekutoi me armë zjarri tetë anëtarë të dy familjeve, mes tyre edhe dy fëmijë. Ka qenë prokurori Saimir Smaka, ai i cili kërkon burg përjetë për Zykajn, ndërsa dosja është dërguar në Gjykatën e Vlorë.
8 arkivole dolën nga një derë, duke shuar përgjithmonë tre familje. 8 të vrarë mizorisht nga 24-vjeçari, Ritvan Zykaj. Trupat e pajetë u varrosën në tetë varre të hapura në tokat e tyre, pranë tokës me ullinj. Familjarët e familjes Zykaj, plotësuan amanetin e fundit që kishte lënë sa ishte gjallë Demir Zykaj, kryefamiljari i këtij trungu, se kur të vdiste donte të prehej në tokat e tij. E ndaj të afërmit vendosën që të gjithë viktimat të prehen në të njëjtin vend, mes pemëve të ullinjëve, që janë simbol i paqes.
Pasditen e 10 gushtit, 24-vjeçari Ridvan Zykaj, shkoi në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe qëlloi me breshëri automatiku duke vrarë atë dhe gruan e tij. Pasi vrau Demir Zukajn 75-vjeç dhe gruan e tij Perie, 72-vjeç, ai shkrepi automatikun ndaj djalit të Demirit, Azem Zykaj 45-vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42-vjeç. Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75-vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43-vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42-vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16-vjeç dhe Ledioni 8-vjeç.
Familjarët e mbetur kërkojnë që dikush t’i informojë për shkaqet e masakrës, pasi sipas tyre krimi ka qenë i paralajmëruar përsa kohë autori lëvizte lirshëm me armë. Albi Zykaj, 17-vjeç, fëmija i tretë i Besim Zykajt është i mbijetuari i vetëm i masakrës që kreu kusheriri i tij, Ritvan Zykaj. Albi punonte në bregdet dhe nuk ishte në atë moment në shtëpi, në kohën kur Ritvan Zykaj qëlloi pa mëshirë me bresheri automatiku duke vrarë dy gjyshërit e tij, Demirin dhe Ferijen, babain dhe nënën Besim dhe Vasilika, vëllain e tij Ledjonin 6-vjeç, motrën Sara 17 vjeç por edhe xhaxhain Azemin, bashke me gruan e tij Afërdita.
KOHA JONË SONDAZH

