Masakra e Thumanës, Policia: 10 mijë euro shpërblim për kapjen e autorëve

 

Policia e Qarkut të Durrësit ka vendosur 10 mijë Euro shpërblim për çdo informacion që do të çonte në kapjen e 4 autorëve që masakruan ditën e djeshme 3 anëtarë të një familjeje në Thumanë të Krujës.

Katër autorët , anëtarë të së njëjtës familje, të cilët janë shpallur në kërkim janë vëllezërit Daniel, Pellumb e Besnik Kora dhe babai i tyre Guri Kora.

Për çdo informacion policia e Durrësit vë në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit: 0694110217, si edhe numrat:129 dhe 126.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do të vihet në dispozicion nga qytetarët, për vendndodhjen  e autorëve,Policia ka vendosur një shpërblim prej 10 000 € ,si dhe garanton anonimatin e plotë të qytetarit”, thuhet në njoftimin e policisë së Qarkut Durrës.

4 anëtarët e familjes Kora kanë ekzekutuar  79-vjeçarin Fran Ceku, të birin e tij Arben Ceku 44-vjeç, si dhe nipi i familjes së tyre Eno Rama 20-vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja e Franit, Lucie Ceku 66-vjeçe.

SHKARKO APP