Masakra elektorale e 25 prillit. Pamjet që tregojnë si komisionerët nxjerrin fletët e votimit të pavlefshme

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, që garoi në zgjedhjet e 25 prillit me 3 kandidatë, ka publikuar një video në llogarinë e saj në Facebook, ku pretendon se numëruesit e votave kanë kryer një krim zgjedhor, duke “vendosur sipas dëshirës shenjën “X” në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit”.

Vetëvendosje thotë se kjo shkelje është shënuar në Tepelenë, në pallatin e Kulturës të qytetit, në datën 26 prill.

https://twitter.com/GazetaKohaJone/status/1392123493412659201?s=20

“E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021. Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS. Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

SHKARKO APP