Masakra, fqinjët: Ishte nevrik, viktimat janë kushërinj të babait

Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës, u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. 24-vjeçari Ridvan Zykaj, ka vrarë pjesëtarët e dy familjeve, kushërinj të parë të babait të Ridvan Zykaj.  Mësohet se në mesin e viktimave nuk janë babai, vëllai apo nëna e autorit.

”Ishte pak nevrik por nuk dimë të ketë qenë me të meta mendore. Nuk kishte as probleme me alkoolin. I ka kushërinjtë e parë të babait dhe xhaxhai i babait ata që ka vrarë. Babai dhe vëllai i tij nuk janë ndër viktimat”,-thonë fqinjët për News 24.

8 viktimat; Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka (75 vjec), Ferie Zyka, (72 vjec) Besim Zyka,(42 vjeç) Vasilika Zyka, Sara Zyka (17 vjeçe) dhe Ledjon Zyka (i mitur, 9 vjec).

Swiss Digital Desktop Reklama

Autori ka vrarë Demirin dhe gruan e tij si dhe dy djemt e çiftit. “Ai ka vrare djalin e Demirit, Azemin dhe gruan e tij Si dhe djalin tjeter te Demirit: Besimin dhe gruan e tij si dhe dy femijet e tyre Saren dhe Ledjonin. Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin. Prinderit e autorit jane te shoqeruar ne Polici dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në një tjetër njoftim të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?