Masakra me 8 të vrarë, sot ditë zie në Selenicë

Pas masakrës së tmerrshme në fshatin Resulaj, bashkia Selenicë ka ulur flamujt në gjysmë shtizë. Masakra me 8 viktima në fshatin Resulaj të Vlorës, tronditi jo vetëm qytetin bregdetar por të gjithë Shqipërinë. Vendimi për ditë zie u mor nga Këshilli Bashkiak i Selenicës në nder të viktimave të vrarë. 24-vjeçari Ritvan Zykaj në ora 11:00 del para gjykatës për masë sigurie nën akuzën ”vrasje në rrethana cilësuese të 2 ose më shumë personave”.

Ngjarja

Të premten orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, u njoftua për vrasjen e 8 personave që i përkisnin dy familjeve Zekaj. Çdo gjë nisi për pulat. 24-vjeçari Ritvan Zykaj u akuzua nga një prej grave të familjes gjatë një drekë familjare se i kishte vjedhur pulat. Kaq u desh që 24-vjeçari të vriste në pak minuta 8 persona, dy prej tyre fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktimat

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?