Masakra me 8 të vrarë, viktimat u goditën me 4-6 plumba

Masakra në Selenicë është më e rënda pas vitit 97. Viktimat e masakrës në Vlorë i janë nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Viktimat mbërritën rreth orës 21:17 minuta në morgun e Vlorës.

Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas i janë nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore viktimave të tjera.

Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azemi Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë. Djali i vogël është goditur nga tre plumba ndërsa vajza 4 plumba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasditen e se premtes (10 gusht) 24-vjeçari Ridvan Zykaj, ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke vrarë atë dhe gruan e tij.

Pasi vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç, ai ka shkrepur automatikun ndaj djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.

Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?