Masakra në Angli: Autori vrau 5 persona, përfshirë nënën e tij dhe një fëmijë 10 vjeç
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Angli, mbrëmjen e djeshme, ku një person i armatosur, vrau pesë persona, përfshirë nënën e tij, një fëmijë dhe tre kalimtarë të rastit.
Më pas autori vrau veten. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në qytetin portual të Plymouth.
Menjëherë pas ngjarjes ka ardhur dhe reagimi i autoriteteve, që ka bllokuar pikat kyçe të qytetit.
Policia ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë të qetë dhe të mos përhapin panik, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plota të kësaj masakre.
KOHA JONË SONDAZH

