Masakra në Athinë, shqiptari krijoi një kartel droge pasi doli nga burgu, tentoi të merrte hak
Vrasjet në Athinë, ku viktima janë edhe shqiptarë, kanë “pushtuar” mediat greke. “Kurthi i vdekjes”, e përshkruajnë mediat greke masakrën e ndodhur në Agioi Anargyros. Të huajt kishin vendosur një kurth vdekjeje për ta vrarë në Patisia, një prej shqiptarëve.
Një muaj më parë, një prej shqiptarëve u vu në pranga për trafik droge. Viktima besonte se fajin për arrestimin e kishte i bashkakuzuari e së bashku me të afërmit dhe miqtë e tij krijuan një kartel dhe prisnin autorin e të shtënave në Agioi Anargyros për ta frikësuar apo edhe për ta vrarë.
Ai që ishte i armatosur hapi zjarr, duke rezultuar në një përleshje të përgjakshme. Autoritetet besojnë se kjo ishte edhe arsyeja e masakrës në Patisia dhe në të vërtetë shkakton shqetësim të madh, sesi grupe të armatosura banditësh i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në orën 9 të mbrëmjes, në një nga pjesët më qendrore të Athinës.