Masakra në Dobraç, Gjykata jep vendimin: Pezullohen nga detyra 4 efektivët e “Shqiponjave”
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç më 30 Tetor, ku humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.
Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “pezullim nga detyra”.
Katër efektivët u arrestuan me 20 nëntor, pas një hetimi ndaj tyre nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit.