Masakra në Don Bosko, ndalohet një efektiv i RENEA. U kap në shoqërinë e një të dyshuari

Një efektiv i forcave RENEA raportohet të jetë shoqëruar këtë të martë në policinë e Tiranës. Efektivi rreth 40 vjeç, u kap në shoqërinë e një personi që dyshohet si i përfshirë në atentatin e Don Boskos në Tiranë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës.

Ai u ndalua teksa ndodhej në automjet me të dyshuarin. Brenda mjetit raportohet se është gjetur një shumë e madhe parash, dyshohet për rreth 100 mijë euro.

Të paktën 3 persona morën pjesë në një atentatin mafioz të së dielës. Ata lëshuan breshëri plumbash në drejtim të një lokali në zonën e Don Boskos, në pronësi të Fation Muratit.

Plumbat i morën jetën banakieres 58-vjeçare Mimoza Paja, ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur. E lënduar mbeti edhe mbesa 10-vjeçare e viktimës.

SHKARKO APP