Masakra në Greqi, shqiptari u vra për 600 €, flet djali: Do u kthenim borxhin, por na qëlluan
Shqiptari Edmond Llangozi u ekzekutua në Greqi pas një sherri për një borxh 600 euro, ndërsa dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë të plagosur në spital.
Mediat greke kanë intervistuar njërin nga dy vëllezërit, Mihal Llangozin, i cili ka rrëfyer si nisi sherri me 5 personat që hapën zjarr në lokal pas ndjekjes në një nga sheshet e Athinës. “Babai nuk ishte i përfshirë” tha djali.
“Ata na ndoqën, pasi qëlluan vëllanë tim, erdhi babai në ndihmë. Ata e qëlluan atë katër herë, vetëm një plumb e kapi” tha më tej ai.
Por përse ndodhi sherri? Sipas djalit të viktimës, vëllai i tij, Anxhelo kishte caktuar një takim me këta persona për t’u kthyer një borxh 600 euro, por ndodhi ajo që nuk pritej, pasi u përplasën.
“Vëllai im u kishte marrë hua dhe atë ditë në 11 janar unë i kërkova të shkonim së bashku për t’ua dërguar paratë. Ishin 600 euro” tha ai.
Policia është në kërkim të autorëve të vrasjes që sipas vëllezërve janë shqiptarë.
/ Abcnews.al