Masakra në Larushk, edhe pas 2 muajsh Policia nuk po gjen dot Gentjan Bejtjan

Kur kanë kaluar dy muaj nga masakra e Larushkut, me një të vrarë e dy të plagosur, Policia e Shtetit ende nuk ka mundur të gjejë dhe marrë në pyetje Gentjan Bejtjan. Ai konsiderohet se ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në derën e vilës së tij.

Nga ana e policisë ka dyshime se ai fshihet në disa baza në Lezhë, por kërkimet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat. Viktimë e atentatit mbeti Ramazan Sino, kunati i Bejtjas dhe u plagosën dy djemtë e tij, kur njëri mori plagë të lehta.

Pas ngjarjes policia arrestoi Valter Bamin, të cilit iu gjetën gjurmë baruti në duar. Ndaj tij nuk u ngrit akuzë për atentatin, por ai u la në masën “arrest në burg” për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Në përballjet me gjykatën, Bami tha se gjurmët e barutit i kishte nga qitjet një armë sportive, që e mbante me leje.

Bejtja i ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera ndërsa për policinë ka qenë i dyshuar si i përfshirë dhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj. Së fundmi ai kishte kërkuar azil në Norvegji dhe Suedi, të cilat ishin refuzuar e mesa duke tani ishte kthyer në Shqipëri.

SHKARKO APP