Masakra në Mat, familja e autorit largohet nga fshati

I braktisur nga familja dhe pa avokat mbrojtës, Kujtim Koxha, autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit, doli të hënën përpara Gjykatës për masën e sigurisë. ”Arrest me burg”, është masa e dhënë dhe gjatë dëshmisë, 51-vjeçari pranoi autorësinë e krimit.

Nga ana tjetër, ai nuk është penduar për tre viktimat, dy nga të cilët punonjës të Bashkisë, Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Buçi, ndërsa mbeti i plagosur Astrit Hani, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit. Ai është shprehur se debatoi fillimisht me viktimat, ndërsa njëri prej tyre, Erzen Aliaj e ka goditur me një shpullë, teksa ndodheshin në lokalin e fshatit.

Në gjendje të dehur, 51-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është kthyer më pas me një armë zjarri kallashnikov, karikatorin e të cilit e zbrazi mbi tre viktimat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët e autorit të krimit të 3-fishtë, i cili u la në burg nga gjykata e Matit, nuk kanë shkuar për sqarim në familjet e tre viktimave. Në banesën e ish-kryeplakut të fshatit ndodhet vetëm gruaja, e cila ruhet nga forca policore pas mbrojtjes që u vendos për këtë familje. Ndërkohë, mësohet se nga policia ruhet edhe vëllai tjetër i Kujtim Koxhës, i cili jeton në Mamurras.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?