Masakra në Mat, këshilltari i PD: De facto në luftë civile
Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, nisur nga ngjarjet e fundit në vend, shkruan se Shqipëria është de facto në një luftë civile.
Në një postim në rrjetet sociale, Kraja komenton ngjarjen e rëndë në Mat, ku tre punonjës të bashkisë mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos.
Sipas këshilltarit, sot të shtrosh një rrugë mund të të kushtojë jetën, pasi ndasitë mes palëve vrasin të pafajshmit.
“Shqipëria është de facto në një luftë civile ku ndasitë mes palëve marrin jetë të pafajshmish. “Do të shtroni rrugën të fitoni zgjedhjet?”. Kjo ishte pyetja që u bë para se tre familjare punëtorë të vriteshin që të mos shtrohet rruga e të mos fitohen zgjedhjet. Kjo ndodhi dje në Mat. Pushteti vendor nuk është imun nga kriminalizimi i tejskajshëm i politikës. Qyteti sot në Shqipëri, përfshi Tiranën, është burim krimi e fitimesh të paligjshme, makabritetesh e tragjedish, burim vrasjesh si kjo apo ajo e Arditit 17 vjeçar. Dhimbje për familjet e prekura nga kjo tragjedi, dhimbje për kombin tim, dhimbje për jetët që po i kushton popullit tim kjo luftë kriminale për pushtet…Të shtrosh një rrugë mund të të kushtojë jetën”, shkruan Kraja.
KOHA JONË SONDAZH

