Masakra në Tiranë, hetues nga Holanda për dy vëllezërit Doçi

Vrasja e trefishtë që tronditi Tiranën në fund të muajit maj,  mësohet të ketë vënë në lëvizje dhe një oficer kontakti të ambasadës holandeze në Shqipëri.

Shfaqja e interesit nga ana e tij, tek zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, është bërë për shkak se ngjarja e 27 majit e ndodhur në bulevardin “Zogu i parë”, lidhet ngushtësisht me vrasjen e 6 prillit 2015 në Roterdam të Holandës të shtetasit Durim Sula i njohur ndryshe, si Ilirjan Sulku. Vrasja në Holandë ka qenë pa autor, ndërsa sipas hetimeve pas vrasjes së trefishtë në Tiranë, ajo ka lidhje pikërisht me të dhe dyshohet se ka ndodhur për shkaqe hakmarrje.

Markelja Doçi dhe Klevis Doçi u arrestuan pas masakrës me tre të vrarë, bashkë me një shtetas italian, Salvadore Lettizia. Dt vëllezërit, nipërit e Mentor Lufit që mbeti i vrarë në përplasjen e fundit me armë, dyshohet se kanë qenë autor të vrasjes së ndodhur në Roterdam më 6 prill të këtij viti.

SHKARKO APP