Masakra në Velipojë, dyshohet se u përdorën 6 armë

Për përplasjen e dy pronarëve hotelesh në Velipojë për hapësirën në plazh për vendosjen e shezlongëve, mund të jenë përdorur deri në 6 armë.

Vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një pistoletë sipas dyshimeve dhe dy personat në kërkim dyshohen se kanë qenë të armatosur. Nga ana tjetër edhe vëllezërit Gocaj kanë pasur njëri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov. Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme.

Të vrarë pas konfliktit që dyshohet se nisi për hapësirat në plazh mbetën Kujtim Ferracaku dhe u plagos nipi i tij Elmilind Dyli, 17-vjeç ndërsa u plagos edhe Hasan Ferracaku, vëllai i tij.

Nga pala tjetër mbetën të vrarë vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj si dhe shtetasi Myzerin Zeneli, 20-vjeç i cili një ditë më parë kishte nisur punën si kamerier në plazhin e Velipojës.

SHKARKO APP