Masakra në Vlorë/ Policia identifikon vendndodhjen e autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash më parë në Resulaj të Vlorës, ku një 24 vjeçar ka qëlluar me kallashnikov mbi disa persona, duke lënë 8 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Ndërkohë që në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të policisë të cilët tani kanë identifikuar vendndodhjen e autorit.

Burime nga policia bëjnë me dije se 24 vjeçari është strehuar në një banesë në fshat. Ndërkohë që në ndihmë të forcave REA, FNSH-së dhe DELTA po shkojnë ë dhe disa forca nga Tirana, pasi autori është i armatosur si dhe dyshohet se ai është me probleme mendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj. Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?