Masakra, zbardhet skema e vrasjes së turistëve çekë

 

Dy të rinjtë në këtë foto janë turistët çekë që u vranë mbrëmë rreth 15 kilometër larg Shkodrës. Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeç kishin ardhur në Theth për të kalur pushimet. Në rrjetin social Facebook ata kishin postuar edhe foto nga pushimet e tyre në Shqipëri.

Duke u kthye në Shkodër me automjetin e tyre ata u qëlluan me automatik në Prekal të komunës Postribë. Më pas automjeti i tyre u hodh në greminë. Policia dyshon se njëri nga autorët e krimit ka qenë në automjetin e turistëve si shoqërues ose si pasagjer dhe pikërisht ai u ngriti pritë. Mësohet se ata janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga brenda dhe jashtë makinës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Autorët e krimit kanë dashur që këtë ngjarje ta fshehin si aksident. Dyshimet e para të policisë janë hedhur në katër persona të moshës nga 18 deri në 35 vjec, banorë të Dukagjinit. Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke kryer kontrolle të shumta në të gjithë zonën për kapjen e autorëve.

Skema e vrasjes

Ndërsa policia është vënë në kërkim të personave që vranë turistët çekë në Dukagjin, zbardhet skema e krimit që shkaktuar edhe një valë të gjerë reagimesh në rrjetet sociale. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i vrasjes ka qenë vetëm një person. Ai ishte i ulur në sediljen e pasme të makinës së çiftit çek.

Fillimisht ka qëlluar, Michal Svatos dhe më pas të dashurën e tij, Anna Kosinova. Pas ekzekutimit gjakftohtë, ndaj makinës kanë qëlluar me breshëri edhe persona të tjerë  që ndodheshin jashtë saj. Arsyet e këtij krimi të rëndë nuk dihen ende. Policia ka vënë në dispozicion një shumë prej 30 mijë eurosh për këdo që jep informacion mbi autorët. Deri më tani janë katër persona të dyshuar për këtë ngjarje. Kjo është ngjarja e disatë me protagonistë turistët çekë, të cilët duket se i ndjek një fat i keq gjatë pushimeve në Shqipëri.

Lajme të tjera në Koha Jonë për ngjarjen:

Reagon Ministria e Jashtme e Çekisë

Dy çekët u vranë "bashkë me flamurin kuqezi"

30 mijë euro për info mbi autorët e vrasjes

 

 

 

 

SHKARKO APP